Punëtorët e mirëmbajtjes së shkollave e QMF-ve protestojnë para Komunës së Prishtinës, kërkojnë rritjen e pagave

Prishtinë | 09 Dhj 2022 | 11:09 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat kanë protestuar të premten para objektit të komunës së Prishtinës, raporton Ekonomia Online

Punëtorët teknik të disa shkollave të Prishtinës dhe QMF-ve po kërkojnë rritjen e pagave.

Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat, Jusuf Azemi tha se para se të niste kjo protestë janë takuar me nënkryetarin e Prishtinës, Alban Zogaj ku kanë diskutuar për kërkesat e këtyre punëtorëve.

Ai theksoi se nëse deri në shkurt nuk plotësohen këto kërkesa do të kërkohet nga punëtorët që ta lëndë vendin e punës.

“Ne sot mbajtëm një takim me nënkryetarin e komunës, dua ta them një diçka që tha ai që kërkesat tona janë super të arsyeshme. Kërkesat tona kanë qenë dy rritja e pagave dhe  kërkesa e dytë kthimi nënë menaxhim të komunës së Prishtinës ashtu siç kanë qenë këta punëtor. Ne më 1 shkurt nëse nuk rriten pagat e këtyre punëtorëve atëherë gjithë këta punëtor do t’i thërrasim që ta lejnë vende e tyre të punës sepse nuk mund të punojnë për 250 euro”.

“A më e rëndë që është kur në të njëjtën shkollë punon një punëtor teknik i një kompanie private dhe një punëtor teknik i financuar nga komuna dhe kemi dyfishim të pagës ndaj punëtorit që  punon nga sektori publik. Nënkryetari ka marr një obligim që menjëherë pas takimit tonë të shikoj formë e zbatimit të ligjshmërisë së dy çështjeve”, tha ai.

Hashim Rejshori punëtorë nga Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova”, tha se kërkesa e tyre janë që të rriten pagat ngase qe 13 vjet kanë qenë punëtorë të shkelur.

“Kemi dal për këto rritje që nuk janë duke u zbatuar, as shujtat as rritja prej 50 euro. Ne jemi punëtorë të shkelur. Ne jemi duke kërkuar nga komuna që t’i gëzojmë të drejtat të kemi tamon një pagë si të tjerët, paga të bëhet si e tyre si e jona. Që 13 vite jemi punëtorë të shkelur. Me datën 10, 12 si intereson askujt se a e marr pagën unë a jo”, tha ai.

Shemsi Vrapca punëtor i sigurimit në Qendrën e Mjekësisë Familjare në “Emshir”, tha se kërkesa kryesore e tij është që të kthehen në punëtor të komunës siç kanë qenë më herët, raporton EO.

“Sot kemi dal për rritje të pagave dhe për të na kthyer në punëtor me komunë me shtet. Na kemi qenë me shtet më herët që 12 vite na kanë privatizuar. Kërkesat janë që të kthehemi me shtet jo për kompani të punojmë”, tha ai.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme