Protestojnë mbështetësit e Trump – nuk e pranojnë fitoren e Biden

Prishtinë | 08 Nën 2020 | 10:42 | Nga Ekonomia Online

Mbështetës të republikanit Donald Trump nëpër qytete të ndryshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë protestuar të shtunën, pasi nuk janë të kënaqur me fitoren demokratit Joe Biden në zgjedhjet presidenciale 2020.

Ata janë dëgjuar duke brohoritur “Kjo nuk ka mbaruar” dhe “Stop vjedhjes” nëpër disa kryeqytete shtetërore në mbarë vendin, shkruan Euronews.

Nga Atlanta dhe Tallahassee në Austin, Bismarck, Boise dhe Phoenix, mijëra protestues – disa prej tyre që mbanin armë – e kanë kundërshtuar lajmin për fitoren e Joe Biden.

“Kjo nuk ka mbaruar! Kjo nuk ka mbaruar!” dhe “Fake news!” ishin disa nga brohoritjet tjera, derisa rrugët ishin të mbushura me flamuj amerikanë dhe parulla pro Trump.

Nuk është raportuar për ndonjë rast dhune, pavarësisht asaj se në një moment oficerët e Policisë kanë ndërhyrë për t’i ndarë mbështetësit e Trump nga kundërshtarët.

Të ngjashme