Punëtorët e Sindikatës së Re të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), sot do të protestojnë përpara Divizionit të Termocentralit “Kosova B”.
“Edhe një herë kërkojmë që të paguhen kushtet e punës për të gjithë punëtorët e KEK-ut. Vendimi për të protestuar ishte marrë para një jave, më 13 dhjetor, nga ana e Këshillit Drejtues të SR-KEK-ut, i cili thotë se këto kërkesa janë adresuar dhe përsëritur edhe më parë”, thuhet në njoftim.
Kërkesat e sindikatës:
Sindikata e Re e KEK-ut kërkon rrogën e 13-të pët punëtorët e KEK-ut.
Sigurimi shëndetësor të bëhet për afat njëvjeçar e jo për çdo tre muaj sikurse është tani.
Të zbatohet Marrëveshja Kolektive, Sektoriale.
Sigurimi i paisjeve personale mbrojtëse për punëtorë si dhe mjetet higjienike.