PS fiton në 5 Bashki, Shkodra i beson kandidatit të Berishës, PD në vend të dytë vetëm në Rrogozhinë

Prishtinë | 07 Mar 2022 | 15:27 | Nga Ekonomia Online

Partia Socialiste ka fituar zgjedhjet në 5 nga 6 bashkitë që zhvilluan zgjedhje ditën e djeshme ( 6mars).

Konkretisht në PS ka fituar bashkinë e Dibrës me kandidatin Rahim Spahiu i cili ka marrë më shumë se 60 % të votave, bashkinë e Durrësit me Emiriana Sako e cila ka siguruar mbi 58 % të votave, bashkinë e Vorës me Blerim Sheran i cili ka marrë mbi 69% të votave, Rrogozhinën me Edison Memollan i cili ka marrë mbi 60% të votave, si dhe bashkinë e Lushnjes me kandidaten Eriselda Sefa e cila ka marrë mbi 58 % të votave.

Ndërkohë ajo që vihet re është se Partia Demokratike ka humbur edhe përballë “Shtëpisë së Lirisë” apo kandidatëve të Sali Berishës. PD ka mundur të dal në vend të dytë vetëm në bashkinë e Rrogozhinës, ku kandidati i Bashës Ferdinand Saraçi ka marrë rreth 22% të votave.

Ndërkohë situata për Shkodrën një bastion historikisht i djathtë flet ndryshe. Shkodranët duket se janë rreshtuar krah Bardh Spahisë duke mbledhur 44% të votave ose mbi 19 mijë vota. Ndërkohë në vendin e dytë në Shkodër renditet kandidatja e PS, Majlinda Angoni e cila ka marrë mbi 17 mijë vota ose rreth 39.7% të votave. I treti edhe në Shkodër është kandidati i PD, Xhemal Bushati i cili ka marrë mbi 700 vota./Abcnews.al

Shkodra:

Numëruar: 232 / 250 QV total!

Nr Kandidati për kryetar bashkie Subjekti Mbështetës Vota %

  1. Majlinda Angoni Partia Socialiste e Shqipërisë 16919 39.45 %
  2. Bardh Spahia Shtëpia e Lirisë 18907 44.08 %
  3. Xhemal Bushati Partia Demokratike 7063 16.47 %

Dibra:

Numëruar: 100 / 101 QV total!

Nr Kandidati për kryetar bashkie Subjekti Mbështetës Vota %

  1. Premtim Kryemadhi Shtëpia e Lirisë 4478 19.46 %
  2. Luan Haka Partia Demokratike 4437 19.28 %
  3. Rahim Spahiu Partia Socialiste 13995 60.82 %
  4. Dritan Torba Lëvizja e Re 99 0.43 %
    Durrësi:

Numëruar: 335 / 337 QV total!

Nr Kandidati për kryetar bashkie Subjekti Mbështetës Vota %

  1. Ardian Muka Shtëpia e Lirisë 19844 29.68 %
  2. Emiriana Sako Partia Socialiste 39090 58.46 %
  3. Luan Hoti Partia Demokratike 7928 11.86 %

Vora:

Numëruar: 44 / 44 QV total!

Nr Kandidati për kryetar bashkie Subjekti Mbështetës Vota %

  1. Lulzim Vrana Shtëpia e Lirisë 2956 24.33 %
  2. Blerim Shera Partia Socialiste 8431 69.39 %
  3. Ymer Marku Partia Demokratike 764 6.29 %
    Rrogozhina:

Numëruar: 53 / 53 QV total!

Nr Kandidati për kryetar bashkie Subjekti Mbështetës Vota %

  1. Ferdinand Saraçi Partia Demokratike 1966 21.96 %
  2. Edison Memolla Partia Socialiste 5438 60.73 %
  3. Hekuran Xhani Shtëpia e Lirisë 1550 17.31 %
    Lushnja:

Numëruar: 157 / 157 QV total!

Nr Kandidati për kryetar bashkie Subjekti Mbështetës Vota %

  1. Eriselda Sefa Partia Socialiste 21477 58.80 %
  2. Indrit Sefa Partia Demokratike 3809 10.43 %
  3. Elton Bano Shtëpia e Lirisë 11238 30.77 %

Share Now

Të ngjashme