PSD-ja: Adem Jashari si askush tjetër është sinonimi dhe simboli i njeriut të lirë

Prishtinë | 05 Mar 2020 | 16:22 | Nga Ekonomia Online

Partia Socialdemokrate në 22-vjetorin e “Epopesë së UÇK-së” ka vlerësuar se 5 Marsi shënon datën e kthimit të madh. Sipas tyre kjo është data kur një kohë ndalon për t’u përvijuar një rrugë e re.

Në një komunikatë të PSD-së, është thënë se Adem Jashari si askush tjetër është sinonimi dhe simboli i njeriut të lirë.

“Sot është 5 Marsi, dita e UÇK-së. Përvjetori i sakrificës për liri, i ngjarjes që shkundi pakthyeshëm kohën, që e bëri guximin ligj veprimi, e mendjes llogarite ia dha vullnetin e pallogaritshëm . Adem Jashari si askush tjetër është sinonimi dhe simboli i njeriut të lirë. I atij njeriu që historia na e sjell nga e ardhmja. 5 Marsi shënon datën e kthimit të madh, është data kur një kohë ndalon për t’u përvijuar një rrugë e re.”, është thënë në një komunikatë të PSD-së

Të ngjashme