Mavijoset ndodhin kur enët e gjakut rrjedhin gjak nën sipërfaqen e lëkurës.
Kjo është zakonisht për shkak të dëmtimit të muskujve dhe indit lidhës. Gjaku i grumbulluar formon një njollë të shëmtuar që ndryshon ngjyrën dhe gradualisht zbehet.
Këto shenja munden të shfaqen si pasojë e faktorëve të ndryshëm.
Sipas Healthmagazine, personat që merren shumë me sport apo edhe personat që janë aktiv gjatë ditës fizikisht munden të pësojnë këso lloj mavijosje.
Pos kësaj personat që kanë filluar të plaken përballen shumë lehtë me këto shenja pasi lëkura e tyre dhe muskujt janë shumë të ndjeshëm.
Gjithashtu edhe personat që kanë alergji në lëkurë ndaj diellit ndodh që të kenë mavijosje.