“Pse mendon për”, Donaldi mendjen jashtë shtëpisë, Beatrixa nervozohet me të

Prishtinë | 28 Dhj 2021 | 10:37 | Nga Ekonomia Online

Aktori, Donald Veshaj dhe këngëtarja, Beatrix Ramosaj kanë qenë ndër personazhet më të komentuar të javëve të fundit. Kjo për shkak se kanë filluar një lidhje brenda shtëpisë së Big Brother, e cila është shoqëruar me polemika.

Megjithatë, duket se kohët e fundit gjërat nuk po shkojnë aq mirë mes tyre.

Këngëtarja ka vënë re një ftohje nga Donaldi, të cilit ia ka vënë në pah. Ndërkohë, së fundmi ata janë përfshirë në një diskutim.

Donaldi po mendonte për realitetin që e pret jashtë, gjë e cila nuk i ka pëlqyer aspak Beatrixës, duke i thënë se nuk ka pse të mendojë pasi ka atë brenda.

Pjesë nga biseda e tyre:

Beatrix: Pse sheh dritat kot. Çfarë mendon?

Donald: Për botën jashtë.

Beatrix: Çfarë mendon për botën jashtë?

Donald: Çfarë do bëj kur të dal.

Beatrix: Po unë këtu si pemë, faleminderit për mirëkuptimin. Pse mendon për botën jashtë kur më ke këtu brenda mua, gjithë ky yll.

Donald: Ke të drejtë.

Beatrix: Jo nuk kam të drejtë fare. Më lër.

Donald: Mos më lodh se dua të rri kështu, nuk dua të çohem.

Beatrix: Po ik, ke jetën tate dhe botën tate jashtë. Unë kam botën time këtu brenda momentalisht. 

Të ngjashme