Shqipëria nuk bën të organizojë me Serbinë Evropianin kur para më pak se 10 vitesh lojtarët e Kombëtares shqiptare mezi dolën gjallë nga Beogradi!
Para pak muajsh tifozët shqiptarë dhe ata serbë u përleshën ashpër në Euro 2024!
Nuk mund të organizosh me Serbinë, e cila nuk ka mbyllur hesapet me Kosovën as të luftës, as të paqes, as të vrarëve, as të zhdukurve…
Nuk mund të organizosh me Serbinë, e cila në kor ka sharjen kundër shqiptarëve pjesë të “repertorit” me termin e thirrjes për “vrasje të shqiptarit!”
Nuk mund të organizosh me Serbinë, e cila në cdo ndeshje zyrtare të ekipit tyre nacional apo ekipeve valvitet flamuri kundër Kosovës dhe ti si zyrtar ekzekutiv i UEFA-së nuk qe një herë në gjendje të influencosh një vendim legal që kjo dukuri të luftohet me vendime ligjore.
Nuk mund të organizosh me Serbinë, vetëm me teke e përfitime personale… se s’ke për tu bërë kurrë president i UEFA-s, sepse edhe këtu ku je të solli lobimi i Kosovës e Maqedonisë e fati i madh i amatorit.
Nuk mund të organizosh me Serbinë, për të mbyllur hesapet me Edi Ramën, sepse vetëm bekimin e tij duket se e ke në këtë punë!
Nuk mund të organizosh me Serbinë, pa bërë debat publik, pa transparence, me dinakëri, sepse kjo mund të konsiderohet edhe tradhëti kombëtare.
Nuk mund të organizosh me Serbinë, sepse ky organizim nuk mund të garantojë as minimalen pra sigurinë e lojtarëve e lerë më tifozëve shqiptar.
Nuk mund të organizosh me Serbinë, edhe për ata lojtar nga Kosova dhe diaspora e saj që po del se i ke mashtruar me simbolin e kombit!
Nuk mund të organizosh me Serbinë, me mashtrimin e deklarimit publik në AP se është “projekt futbolli” dhe në fjalinë tjetër “ky është mesazh politik se mund të kalojmë mirë bashku”!
Nuk mund të organizosh me Serbinë sepse ky organizim nuk do të sjellë asnjë ndryshim në jetën e përditshme të rajonit, sepse një aktivitet futbolli nuk ndryshon jetë njerëzish së paku jo në këtë pjesë të Evropës!
Nuk mund të organizosh me Serbinë dhe të këndosh këngën e Adem Jasharit në ndeshje të kombëtares…
Nuk mund të organizosh me Serbinë, deri sa me mijëra familje nuk i dijnë varrezat të afërmve të tyre që janë shqiptar dhe nuk janë kosovar si preferoni ju ti quani.
Nuk mund të organizosh me Serbinë, sepse kjo nuk është ende e demokratizuar apo evropianizuar ajo ka kurs politik të hapur kah Kremlini, kundër gjithë botës normale dhe ti po bën pa nevojë “argatin e djallit”.
Nuk mund të organizosh me Serbinë, me kamuflimin e bindjeve të rrejshme evropiane që paraqet, sepse do të dalësh i humbur me garancion.
Nuk mund të organizosh me Serbinë, e te shitësh produktet e kompanive tua në Kosovë!
Nuk mund të organizosh me Serbinë, pa e pasur përkrahjen as të tifozëve kuqezi dhe të asnjë tifozi të vërtetë shqiptar!
Nuk mund të organizosh me Serbinë, duke thënë se nuk ka infrastrukturë Kosova, sepse deri më 2027 ajo 4 stadiume do ti ketë gati (Prishtina, Podujeva, Mitrovica e Gjakova) dhe aq sigurisht se i ka edhe Shqipëria.
Nëse këto që shkrova nuk të mjaftojnë atëhere vizito varrezat e Prekazit dhe bisedo pak me njerëz, nëse nuk ke kuptu nga afër të kaluarën tonë të afërt. Nëse edhe kjo nuk të mjafton… atëhere godit murin me kokë, se tjetër logjik njerëzore për ty nuk ka!
(Komenti është bindje personale e ndër veprimeve të fundit për organizimin e përbashkët të Euro U-21 për vitin 2027, Shqipëri – Serbi)