Raportet në Francë tregojnë se PSG janë duke marrë parasysh një lëvizje në afatin e janarit për mesfushorin e palumtur të Napolit, Jorginho.
Kampionët e Ligue 1 aktualisht janë në vendin e tretë në tabelë nën drejtimin e trajnerit, Unai Emery, dhe kanë luftuar me lëndime në qendër të mesfushës këtë sezon.
Revista me ndikim France Football ka sugjeruar se drejtori sportiv i klubit, Patrick Kluivert është i prirur për Jorginhon, edhe pse ai nuk ka të drejtë të luajë në Ligën e Kampionëve për një klub tjetër.
Pas një sezoni të suksesshëm vitin e kaluar me Napolin, trajneri Maurizio Sarri ka vendosur që 25-vjeçarit t’i japë më pak kohë të luajtur në sezonin aktual. Kjo është kryesisht për shkak të ardhjes së Amadou Diaëara nga Bologna në verë, me mesfushorin 19-vjeçar nga Guinea që ka bërë tetë ndeshje si titullar në të gjitha garat.
Raportet në Itali kanë sugjeruar tashmë se reprezentuesi italian mund të kërkoj për një lëvizje diku tjetër në afatin kalimtar të janarit, si pasojë e mundësive të reduktuara në formacion titullar të Sarrit.