Kampioni i Francës, Paris Saint-Germaini, i ka vëzhguar disa portierë të ndryshëm në javët e fundit, por ka ardhur në përfundim se portieri i Milanit është i duhuri, raporton L’Equipe.
Gianluigi Donnarumma është zgjedhur nga PSG-ja si portieri i duhur për gardian të portës, transmeton Gazeta Express.
Drejtori sportiv i gjigantit parisien, Antero Henrique, dëshiron ta sjellë në kryeqytetin francez numrin 1 të Milanit sapo të hapet afati kalimtar veror.
Megjithatë, ai druhet se kufizimet e rregullores financiare të UEFA-s do të jenë pengesë serioze për ta realizuar një gjë të tillë.
Donnarumma është edhe objektiv i gjigantit nga Premierliga, Chelseat.