PSG kërkon të përfitojë nga “lufta civile” në Madrid

Prishtinë | 09 Maj 2026 | 12:40 | Nga Ekonomia Online

E ardhmja e Aurélien Tchouaméni te Real Madridi është vënë në pikëpyetje pas incidenteve të fundit me Fede Valverden.

Paris Saint-Germain po monitoron situatën me kujdes dhe është gati të bëjë një ofertë zyrtare këtë verë për ta rikthyer mesfushorin në Francë.

​Ndonëse Reali e konsideronte të paprekshëm, nevoja për të qetësuar dhomat e zhveshjes ka hapur derën për negociata, shkruan Klankosova.tv.

Klubi madrilen do të pranojë largimin e tij vetëm për një shifër që reflekton vlerën e lartë të lojtarit, ndërsa PSG e sheh atë si pjesën kryesore për të blinduar mesfushën e tyre.

Të ngjashme