Psikiatrja serbe kërkon profil psikiatrik për presidentin Vuçiq: “Ka bollëk material për ndërhyrje”

Prishtinë | 02 Pri 2025 | 10:51 | Nga Ekonomia Online

Një dokument i pazakontë që mban vulën e Departamentit të Psikiatrisë në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Beogradit është bërë publik, duke ngritur pikëpyetje serioze për gjendjen mendore të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në këtë dokument, Dr. Karolina Bubanja, specialiste e psikiatrisë, i drejtohet kolegëve të saj të profesionit me një kërkesë zyrtare që të japin mendimin e tyre profesional mbi profilin psikiatrik të Vuçiqit. Ajo thekson se veprimet dhe sjellja e presidentit serb ofrojnë një “bollëk materialesh” për vlerësim profesional psikiatrik, sidomos në kontekstin e ndikimit të tij në opinionin publik dhe në institucionet shtetërore.

Në tekstin e saj, Bubanja nuk kursen kritika për kolegët që dikur kanë mbështetur publikisht Vuçiqin dhe i fton ata që tani të tregojnë përgjegjësi shoqërore duke kontribuar në një analizë të hapur dhe të guximshme. Ajo përmend shembuj të mëparshëm të profilizimit psikiatrik të liderëve botërorë dhe nënvizon rëndësinë e rolit të psikiatrisë në ruajtjen e shëndetit institucional të shtetit.

Dokumenti ngre gjithashtu dyshime mbi shenja të mundshme të çrregullimeve të rënda psikike, duke përfshirë skizofreninë paranojake dhe tipare të “triadës së errët” psikologjike.

Letra përfundon me një thirrje urgjente drejtuar profesionistëve të shëndetit mendor që të përgjigjen brenda shtatë ditësh me një analizë ose një shpjegim të arsyetuar për mungesën e saj.

Të ngjashme