Detaje të reja janë publikuar lidhur me tragjedinë që i shkaktoi vdekjen futbollistit argjentinas me rrëzimin e avionit në Kanalin Anglez.
Një javë nga funerali i futbollistit në vendlindjen e tij në Argjentinë, janë publikuar imazhe te reja të rrënojave të avionit Piper që u rrëzua në ujërat e acarta në 21 Janar ndërsa fluturonte nga Nanta në Kardif.
Fotot janë pjesë e dosjes së Autoritetit Hetimor të Aksidenteve Ajrore që po analizon të gjithë çështjen, e cila ka ngritur shumë pikëpyetje për tifozët dhe familjen e futbollistit.
Pas akuzave të familjarëve se Emiliano Salën mund ta kenë vrarë, zbulohet edhe zyrtarisht se pilotit Dejvid Ibotson, trupi i të cilit ende nuk është gjetur, nuk kishte licencë për të fluturuar me njerëz të tjerë, transmeton tch.
Në raport thuhet gjithashtu se në 15 minutat e fundit para rrëzimit të avionit turistik, piloti humbi kuotën e lartësisë për 4 herë, duke sinjalizuar kullën e trafikut për shikueshmëri të dobët. Pak sekonda pas përplasjes me ujin, avioni ra me shpejtësi më shumë se 100 kilometra në orë. Por jo vetëm kaq.
Ka dy gabime të rëndësishme në planin e fluturimit të pilotit, numri i gabuar i licencës dhe zgjedhja e fluturimit me temë shikueshmëri të lirë dhe jo instrumentale siç u sugjerua nga parashikimi i motit.