Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Kosovë-Çeki (FOTO)

Prishtinë | 07 Sht 2019 | 14:13 | Nga Ekonomia Online

Ka mbetur edhe një orë para se të fillojë ndeshja e shumëpritur midis Kosovës dhe Çekisë.

Federata e Futbollit të Kosovës i ka publikuar formacionet zyrtare për të dy skuadrat, njofton Klan Kosova.

Portën do të vazhdojë ta ruajë portieri Aro Muric. Në të djathë do të luajë Mërgim Vojvoda. Ndërsa në qendër janë dyshja e zakonshme Amir Rrahmani dhe Fidan Aliti.

Në të majtë do të luajë nga minuta e parë Florent Hadërgjonaj. Mesfusha përbëhet nga Voca dhe Halimi.

Pas sulmuesit luajnë Edon Zhegrova, Bersant Celina  dhe Elbasan Rashani. Ndërsa në sulm do të jetë lojtari në formë Vedat Muriqi.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme