Publikohet identiteti i viktimës, dëshmia e dy të tjerëve në Polici – detaje të tjera nga vrasja në Prizren

Prishtinë | 03 Jan 2023 | 09:40 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një natë më parë në Prizren, ku pas një konflikti në një lokal mbeti i vdekur një 31-vjeçar nga Kukësi.

R.V nga Kukësi ka ndërruar jetë rrugës për në spital, ndërsa ka mbetur i plagosur një person tjetër, tashmë jashtë rrezikut për jetë, shkruan Reporteri.net.

Policia e Kosovës ka konfirmuar tashmë se ngjarja ka ndodhur në lokalin “Cobra City”.

“Kemi pranuar informatën rreth orës 04:10 për gjuajtje me armë zjarri në “Kobra City” në dalje të Prizrenit. Një person ka vdekur dhe një është plagosur. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin”, thanë nga Policia e Kosovës.

Sipas raportimeve të mediave shqiptare, të rinjtë nga Kukësi akuzojnë Dibran Hoxhajn si autor të ngjarjes së rëndë.

Konflikti dyshohet se nisi për motive të dobëta në një lokal, ku tre të rinjtë nga Kukësi janë konfliktuar me Hoxhajn me grushte dhe sende te forta. Pasi janë konfliktuar, ata janë nisur drejt Kukësit me një mjet që drejtohej nga A.B

Policia dyshon se drejt tyre ka qëlluar pronari i lokalit të natës teksa ata po largoheshin me automjet në drejtim të Kukësit.

Sipas informacioneve të para 31-vjeçari vdiq rrugës për në spital, teksa i plagosuri po qëndron nën kujdesin e mjekëve.

Hoxhaj i njohur si Kobra është person që është përballur disa herë me drejtësinë.

Historia e tij nis qysh në vitin 2004 kur kishte marrë pjesë në “trazirat e Marsit”. Nuk ishte dënuar. Më pas, si biznesmen kishte shkelur ligjin mbi 150 herë. Ishte arrestuar e liruar disa herë. Së fundmi qëndroi 20 muaj në burg.

Të ngjashme