Publikohet kënga “Lasting Lover” nga Sigala dhe James Arthur

Prishtinë | 05 Sht 2020 | 09:21 | Nga Ekonomia Online

Sigala ka publikuar këngën e fundit të tij “Lasting Lover” në bashkëpunim me James Arthur.

“Lasting Lover” është shkruar nga Leëis Capaldi dhe ishte prezantuar fillimisht në versionin akustikë, para se Sigala ta bënte këngë të veten.

Sigala ka punuar për këngën me këngëtarin Arthur pa u takuar asnjëherë për shkak të masave të izolimit. “Kemi punuar përmes “Zoom-it” për një kohë të gjatë dhe pastaj jemi takuar për xhirimet e videos, shkruan NME. 

Sigala aktualisht po punon edhe për albumin e ri, ndërsa Arthur po ashtu po shkruan muzikë të re derisa ka lëshuar kampanjën “Safe Inside”, që përfshinë video dhe muzikë kushtuar bamirësive.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme