Punëtorët e “IMN Kosova” protestojnë për mospagesën e 20 përqindëshit

Prishtinë | 26 Pri 2018 | 10:33 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Punëtorët e “IMN Kosova” kanë protestuar pranë komunës së Prishtinës për shkak të mospagesës së 20% për punëtorët, pas privatizimit të kësaj ndërmarrjeje, raporton Ekonomia Online.

Emin Neziri, ish-punëtor i “IMN Kosova” tha se arsyeja e protestës së sotme është kërkesa për 20 përqindëshin që u takon punëtorëve të fabrikës të tjegullave, siç njihet ndryshe “Cigllana”.

“Ne kemi pasë disa takime me kryetarin e komunës Shpend Ahmetin edhe me AKP-në, dhe AKP na kanë thanë se kjo punë është e kryer sa i përket neve dhe e kemi vendimin e qeverisë në 2010. Komuna i ka bërë kërkesë qeverisë, ish-kryeministrit Hashim Thaçit, i kanë mbajtur ato mbledhjet e tyre dhe në mënyrë shoqërore ka ndodhë shpronësimi, ka kalu në pronë komunale, prandaj u ndërtu shkolla në vendin e fabrikës, rruga dhe krejt jemi në rregull sepse këto janë ndërtu për popull, jo vetëm për mu, dhe ka kalu në pronë komunale”.

“Kemi pasë takim me Shpendin, na ka thanë se kjo punë ëshë e kryer në muajin shkurt, kaluan muajt dhe tani në përfundim të prillit ende s’ka asgjë, kemi ardhur disa herë dhe kemi bërë kerkesë me u taku disa persona me të, por ai nuk është taku me arsyetimet nuk është këtu dhe sot punëtorët kanë marrë vendim që me u mbledhë këtu në mënyrë paqësore dhe me u taku me kryetarin, me na tregu pse nuk po ua jep paratë e 20 përqindëshit punëtorëve”, tha Neziri.

Jakup Sakiqi 75-vjeçar, ish-punonjës në këtë fabrikë, i mllefosur për mosdhënien e 20 përqindëshit, i kritikoi qeveritarët dhe për mosinformimin e shitjes së fabrikës.

Të ngjashme