Punëtorët e KEDS/KESCO kanë dhënë donacion prej afro 19 mijë eurosh për të ndihmuar Shqipërinë që të përballet me pasojat e tërmetit.
Kjo shumë është dhuruar brenda një dite nën organizimin e përbashkët të KEDS-it dhe Sindikatës së punëtorëve Elektrokosova (FSPE)
Sipas kompanisë ky aksion ka qenë në baza komplet vullnetare dhe i janë përgjigjur gati komplet punëtorët e KEDS/KESCO.
“Me anë të këtij veprimi tregohet se i gjithë stafi i KEDS/KESCO bashkëndjen me Shqipërinë dhe njerëzit e afektuar nga tërmeti në këto momente të vështira sikurse është i gatshëm të jap kontributin e vet kurdo që paraqitet nevoja”.
Kjo shumë i bashkohet donacionit të vet kompanisë që e ka dhënë më herët menjëherë pas tërmetit.