Punëtorët e KPK-së aksion për dhurimin vullnetar të gjakut

Prishtinë | 28 Mar 2018 | 16:08 | Nga

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut kanë organizuar aksionin vullnetar për dhurim të gjakut.

Iniciativës për dhurimin e gjakut i janë përgjigjur 17 punëtorë të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Përfaqësuesit e Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut vlerësuan iniciativën e KPK-së dhe shprehen mirënjohjen e tyre për të gjithë dhuruesit vullnetar të gjakut, thuhet në komunikatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme