Ekonomia Online
FUNDIT

Punëtorët pastrojnë sheshin, Ahmeti i falënderon nga Milano

Punëtorët pastrojnë sheshin, Ahmeti i falënderon nga Milano

Pas shiut të madh që ra në Prishtinë, sheshet në kryeqytet ishin bërë të pakalueshme. Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka postuar disa fotografi në faqen e tij në Facebook, ku shihen punëtorët duke pastruar. “Pastrohen sheshet nga mbeturinat pas shiut. Falenderojmë punëtorët e pandalshëm për reagimin e shpejtë”, ka shkruar Ahmeti. Mediet kanë raportuar se kreu […]

Pas shiut të madh që ra në Prishtinë, sheshet në kryeqytet ishin bërë të pakalueshme.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka postuar disa fotografi në faqen e tij në Facebook, ku shihen punëtorët duke pastruar.

“Pastrohen sheshet nga mbeturinat pas shiut. Falenderojmë punëtorët e pandalshëm për reagimin e shpejtë”, ka shkruar Ahmeti.

Mediet kanë raportuar se kreu i Prishtinës ndodhet në Milano, për të shijuar nga stadiumi ndeshjen Milano-Shkëndija.

Më herët, Rinia Demokratike e Kosovës, dega në Prishtinë, organizoi një aktivitet simbolik në sheshin “Zahir Pajaziti”. Ata “peshkuan” në amfiteatrin i cili pas shiut ishte mbushur me ujë. Sipas PDK-së, qytetarët po i vuajnë pasojat e mospunës dhe mosdijes së Shpend Ahmetit.

Image may contain: one or more people, shoes, tree, basketball court and outdoor

Image may contain: one or more people and outdoor

Image may contain: one or more people and outdoor

Image may contain: one or more people, outdoor and water

Të ngjashme