Pushimorja në Banjë të Istogut, Rama: Gati për pensionistët, objekti pas renovimit duket si i ri

Prishtinë | 26 Maj 2024 | 16:04 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar fotografi të pushimores në Banjë të Istogut, që tha se tash është gati për pensionistët e kryeqytetit.

Rama shkroi në Facebook se çelësat e pushimores ia dorëzuan Shoqatës Komunale të Pensionistëve të Prishtinës.

“Pushimorja në Banjë të Istogut, për pensionistët e Prishtinës, është gati. I dorëzuam çelësat e pushimores, Shoqatës Komunale të Pensionistëve të Prishtinës. Objekti pas renovimit duket si i ri, dhe është një ambient super i përshtatshëm, i rrethuar me natyrën e jashtëzakonshme të Banjës së Istogut. Do të kaloni pushime të mrekullueshme!”, shkroi Rama.

Të ngjashme