Përgjatë katër ditëve, shtëpia botuese e cila është e njëjtë, thotë se numri i kopjeve të shituara arrin në 2 mijë për secilin autor.
Lista e librave që janë blerë më shumë vazhdon me dy romane të tjerë “Mikesha gjeniale” të Elena Ferrante dhe “Ishulli në det” nga Isabella Alende, 500 kopje për secilën.
Përzgjedhja e vizitorëve është njëra anë, në tjetrën është juria e shoqatës së botuesve që japin çmimet për të krijimtarinë dhe përkthimin më të mirë të këtij viti. Në sitën e anëtarëve kanë kaluar 107 tituj, ku autori më i mirë u vlerësua Agron Tufa, për “Kafsha apo fantazma”, i dyti vit radhazi që fiton një vëllim me poezi.
Për përkthimin më të mirë u vlerësua Edvin Cami, për shqipërimin e “Dru qershie dhe ndjenja të vjetra” të autores kroate Marica Bodrozic.
Libri më i mirë për fëmijë në një garë që nuk kishte shumë tituj është i Luan Ramës, i titulluar “Më quajnë Aleksandër Moisiu”.
Përveç titujve të rinj, ku ky edicion solli një rritje në numër të letërsisë shqipe, pati edhe shumë libra që edhe pse vijnë të ribotuara për disa herë, përbëjnë ende një zgjedhje të preferuar, si “Të martat me Morin” nga Mitch Albom apo librat e Kasëm Trebeshinës.