Putin i premton Serbisë gaz të mjaftueshëm për këtë dimër

Prishtinë | 25 Dhj 2021 | 16:53 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka premtuar gaz të bollshëm për këtë dimër Serbisë. Ai këtë ia kumtoi homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq, në një bisedë telefonike.

Ata dy kanë biseduar edhe për bashkëpunime të tjera ekonomike, duke theksuar se lidhjet e tyre në këtë drejtim janë duke u forcuar vazhdimisht, shkruan Tanjug.

Putin i ka siguruar se Rusia do t’i përmbahet marrëveshjes për gaz dhe kanë diskutuar për marrëveshje të reja për gaz shtesë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme