Putini dhe Merkeli takohen në Berlin më 18 gusht

Prishtinë | 13 Gus 2018 | 14:25 | Nga

Presidenti rus Vladimir Putin do të vizitojë Gjermaninë, më saktësisht do të shkojë në Berlin këtë fundjavë, për t’u takuar me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Këtë e ka konfirmuar për televizionin rus RT një zëdhënës i qeverisë ruse dhe një i qeverisë gjermane, transmeton Koha.net.

“Kancelarja Angela Merkel do ta pres në vizitë presidentin rus Putin më 18 gusht”, thuhet në përgjigjen e Steffen Seibert nga qeveria gjermane.

Ai nuk ka elaboruar detajet e kësaj vizite, por ka thënë se do të diskutohen çështjet relevante të politikës së jashtme dhe se do të jetë takim i nivelit të lartë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme