Putini ka nënshkruar ligjin, Rusia “e këputë” internetin e saj nga bota

Prishtinë | 08 Maj 2019 | 09:20 | Nga Ekonomia Online

Presidenti rus Vladimir Putin e ka nënshkruar një ligj këtë javë për ta lansuar internetin e brendshëm rus.

Serverët duhet të jenë në Rusi ndërsa kompanitë ruse të internetit duhet të demonstrojnë me trafikun e rrjetit se çdo gjë mund të kontrollohet nga një vend në Rusi.

Ky ligj do të duhej të hyjë në fuqi më 1 nëntor.

Rusia, Kina, Irani, Vietnami, Kuba dhe Koreja e Veriut janë vetëm disa nga vendet ku interneti është pjesërisht ose tërësisht i kufizuar.

“Qeveritë në mbarë botën po përpiqen gjithnjë e më shumë ta marrin kontrollin e asaj që po ndodh në internet”, tha eksperti holandez për mbrojtjen e të dhënave Joris van Hoboken.

Përdoruesit e internetit as nuk e dinë se në cilin kontinent gjendet informacioni që po e kërkojnë. Siç është bërë tashmë e zakonshme, Rusia e justifikon “internetin kombëtar” me kërcënimet potenciale, raporton Deutsche Welle.

“Rusia ka krijuar kështu korniza ligjore që t’i çkyçë pjesët e internetit dhe ta vëzhgojë më intensivisht internetin, i cili pastaj mund të përdoret nga përdoruesit në Rusi”, shpjegon eksperti.

Rusia për këtë nuk ka nevojë të kërkojë shumë për shembuj. Kina e ka zhvilluar një sistem kompleks të censurës së internetit për dekada të tëra. Raporti i vitit të kaluar i Freedom House për lirinë në rrjetin botëror paralajmëron se Kina është “vendi që në vitin 2018 ka abuzuar më së shumti me lirinë në internet”. Në këtë vend ekzistojnë platforma të rrjeteve sociale që janë të ngjashme me ato “të vërtetat”, por ku qasja në përmbajtje dhe informacione “të papërshtatshme” është e ndaluar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme