Ekonomia Online
FUNDIT

PZAP anulon zgjedhjet në Han të Elezit

PZAP anulon zgjedhjet në Han të Elezit

Me vendim të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP), janë anuluar zgjedhjet në komunën e Hanit të Elezit, ku për rrjedhojë do të ketë rivotim. PZAP-ja e ka pranuar si të bazuar ankesën e kryetarit të kësaj komune, Rufki Suma, i cili ka thënë se simpatizantët e PDK-së kanë bërë presion mbi qytetarët e Hanit […]

Me vendim të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP), janë anuluar zgjedhjet në komunën e Hanit të Elezit, ku për rrjedhojë do të ketë rivotim.

PZAP-ja e ka pranuar si të bazuar ankesën e kryetarit të kësaj komune, Rufki Suma, i cili ka thënë se simpatizantët e PDK-së kanë bërë presion mbi qytetarët e Hanit të Elezit që të votojnë këtë subjekt politik.

“Më datë 18.10.2021, PZAP-i, ka pranuar ankesë nga kandidati i pavarur Rufki Suma, i cili pretendon se gjatë netëve të fundit të zgjedhjeve lokale në Komunë e Hanit të Elezit simpatizantët e PDK-së, kanë bërë presion mbi qytetarët ku çdo qytetarë e kanë përcjellë me veturë dhe i kanë bërë ultimatum që të mos futen nëpër shtëpi, pra po ashtu dyshojmë se janë shpërndarë mjete për blerje të votave. Parashtruesi i ankesës thekson se e kanë lajmëruar Policinë e Kosovës por të njëjtit nuk kanë dalë për t’i shpërndarë turmën e njerëzve”, thuhet në njoftim.

Kjo komunë ka gjithësej 11 vendvotime.

Sipas rezulateteve të së dielës, pas numërimit të 100% të votave, Mehmet Balazhi i PDK-së doli fitues me 50.98% të votave të përgjithshme.

I dyti doli kandidati i pavarur, Rufki Suma me 42.47% të votave.

Të ngjashme