Paneli Zgjedhore për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka mbajtur konferencë për medie në lidhje me fushatën zgjedhore e cila fillon zyrtarisht më 25 shtator, raporton Ekonomia Online.
Gyltene Sylejmani, kryetare e PZAP-së, u ka bërë thirrje që partitë politike të bëjnë fushatë në përputhje me ligjin, pasi në të kundërtën do të shqiptojë gjoba deri në 50 mijë euro.
“Qëllimi i kësaj konference është t’i njoftojmë gjithë opinionin se fushata zgjedhore nisnga data 25 shtator deri më 4 tetor”.
“Të gjitha subjektet politik kanë të drejtë të mbajnë tubime të bëjnë fushatë të drejtë në përputhje me ligjin. Por janë kornizat ligjore për fushat zgjedhore, vendet e lejuara dhe të gabuara të fushatës zgjedhore. PZAP-ja mund të shqiptoj gjoba deri në 50 mijë euro”.
Ajo më tej ka sqaruar se në zgjedhjet e kaluar ka shqiptuar gjoba në vlerë prej mbi 84 mijë euro, përderisa ka shtuar se kanë pranuar deri më tash 83 ankesa.
“Në zgjedhjet e kaluara PZAP-ja ka shqiptuar shumën 84 890 mijë euro dënime. PZAP-ja ka marr vendim për zgjatje të orarit punës se stafit civil nga ora 16 sa ka përfunduar më herët në orën 18. PZAP-ja ka zbatuar planin strategjik për ankesa dhe apele, 83 ankesa i kemi deri tash”.
Faton Azemi, anëtarë i PZAP-së bëri thirrje që partitë politike të mos bëjnë fushatë akuzuese.
“PZAP-ja nuk do që të ketë asnjë kandidat të cenon fushatën, jemi këtu tu bëjmë thirrje subjekteve politike të shmangun fushatën akuzuese”.
“Secili votues është gardian i votës së lirë dhe mund të parashtrojë ankesa dhe PZAP-ja do t’i shqyrtoj në pajtim me ligjin”.
Adnan Konushefci, Anëtarë i PZAP-së theksoi që përdorimi i personave për fushatë nën moshën 18 vjeçare është i ndaluar dhe shkelësit do të gjobiten.
“Ky mandat fillin nesër, për marrjen e vendimeve parashtrimin e ankesave për kodin e mirësjelljes. Duhet ta kenë parasysh të gjithë garuesit se do të merren parasysh edhe shkeljet e njëjta të subjekteve në zgjedhjet e kaluara. Përdorimi i personave nën 18 vjet është e ndaluar nga subjektet politike”.