Policia e Korçës godet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.
Nga shërbimet e kësaj policie është arrestuar në flagrancë 28-vjeçari, i cili qarkullonte me armë zjarri në brez.
Policia ka sekuestruar armën e zjarrit pistoletë dhe municion luftarak. Ky rast armbëmbajtje është goditur në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë.
Sipas njoftimit për shtyp, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se një shtetas qarkullonte me armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, kanë lokalizuar në lagjen nr.17, shtetasin I.Q, 28 vjeç, me automjetin tip “Mercedes Benz”.
Fillimisht e kanë ndaluar për të ushtruar kontroll ndaj tij dhe mjetit që ky shtetas drejtonte.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj 28-vjeçarit, Policia i gjeti në brez, një armë zjarri pistoletë me fishekë, të cilat i posedonte pa lejen e organeve përkatëse.
Shtetasi I.Q, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese e municionit”.