Qasja në financa, sfidë kryesore për gratë ndërmarrëse  

Prishtinë | 07 Shk 2017 | 12:08 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Projekti për Promovimin e Punësimit në Sektorin Privat – PPSE i financuar nga Zyra zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Kosovë, dhe i implementuar nga “Swiss Contact” dhe “Red Mill Agency”, kanë lansuar Udhëzuesin për biznese në kuadër të projektit “Fuqizimi Ekonomik i Gruas”.

Gjatë konferencës u  shpalosen qëllimet, objektivat dhe rëndësia e këtij udhëzuesi në zhvillimin ekonomik të grave.

Aty u theksua se pavarësisht që është rritur numri i grave ndërmarrëse, ato ballafaqohen me qasjen në financa për të zhvilluar biznesin, raporton Ekonomia Online.

Platforma online është zhvilluar specifikisht për listimin e bizneseve në Kosovë, të cilat janë në pronësi ose bashkëpronësi të grave. Udhëzuesi për Biznese vë në pah profitet e grave në biznes dhe ofron informacione të nevojshme lidhur me grantet, tenderët, mundësitë e punësimit dhe të tjera.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, tha se përmes përmirësimit të ambientit të biznesit në dy vitet e kaluara është rritur numri i grave ndërmarrëse.

Ajo tha se përmes kësaj platforme do t’u mundësohet grave që të jenë pjesë e agjendave gjithëpërfshirëse.

“Përmes kësaj platforme besoj që do të jeni të njoftuara për gjithçka që ndodh, dua të theksoj që posedimi i informatës në kohë është një nga resurset më të rëndësishme që kemi. Shpeshherë ngjarje të rëndësishme ju ikin pikërisht për shkak në mungesë të informatave”, ka thënë ajo.

Menaxherja e projektit dhe drejtoresha e “Swiss Contactit” në Kosovë, Sigrid Mejer, tha se ka disa studime që janë kryer dhe kanë dëshmuar se në të vërtetë, bizneset performojnë më mirë nëse kanë laramani më të madhe në kuadër të fuqisë së tyre punëtore, pra që kanë më shumë gra të përfshira në pozitat drejtuese të tyre.

“Jam befasuar në të mirë kur kamë mësuar se edhe në Zvicër ka një rrjet të grave në biznes, dhe që në të vërtetë ata luajnë pak a shumë rolin që synon ta luaj kjo platformë që sot po e prezantojmë në promovimin e pjesëmarrjes së grave në vendimmarrje në shkallë më të lartë në Zvicër. Madje kjo nënkupton se edhe në ekonomi më të zhvilluara ka një platformë që promovon një pjesëmarrje më të gjerë të grave në sektorin privat”, tha Mejer.

Drejtoresha ekzekutive e Dhomës Ekonomike të Grave, Lendita Kastrati, tha se edhe përkundër faktit që pozita e gruas në ndërmarrje është e disfavorshme, është rritur numri i grave të përfshira në sektorin privat.

“Nga totali i bizneseve të regjistruara në Kosovë 18 për qind e tyre janë biznese të grave. Sfidë kryesore që ende ballafaqohen gratë ndërmarrëse mbetët qasja në financa, niveli i korrupsionit, konkurrenca e pabarabartë”, tha Kastrati.

Të ngjashme