Ndalesa e pagave ndaj pjesmarrësve të grevës është një akt arbitrar që mund të vendos një presedan të rrëzikshëm.
Së pari, pjesmarrja në greva është një e drejtë ligjore.
E dyta, si mund të vendos ministri i financave të paguajë ose jo punëtorët që janë të punësuar në nivel komunal, ku secila komunë e ka buxhetin e ndarë, dhe e shfrytëzon atë në mënyrë të pavarur.
Së treti, buxheti i shtetit nuk mund të shfrytëzohet si pronë private e një ministri. Madje edhe në kompani private, ku i gjithë kapitali mund të jetë në pronësi të një individi, nuk mund të ndermerren masa të tilla sepse jane të jashtligjshme.
Qasja që “ne ta ndalim rrogën”, është një qasje e vjetër, e sistemeve që nuk kanë të bëjnë aspak me demokracinë.
Nëse kjo qeveri ka ardhur në pushtet me mjete demokratike, me një votë mbi 50%, nuk mund të qeverisë me metoda diktatoriale dhe arbitrare.