Që nga nesër, në xhamitë e Bosnjë dhe Hercegovinës do të falet edhe namazi i teravisë

Prishtinë | 12 Maj 2020 | 17:28 | Nga Ekonomia Online

Në Bosnjë dhe Hercegovinë, lutjet e natës në xhami do të lejohen që nga nesër (13 maj), shkruajnë mediat lokale.

Pas vendimit për të aprovuar kryerjen e lutjeve të përditshme, Komuniteti Islamik në BeH miratoi gjithashtu kryerjen e namazeve të sabahut, akshamit, jacisë dhe teravisë, në përputhje me udhëzimet e mëparshme të autoriteteve kompetente.

Siç thuhet më tej, vendimi i marrë sot thotë që pas ezanit, imamët menjëherë do të fillojnë me namazin.

Gjithashtu, imamët do t’i kujtojnë xhematit rekomandimin për të sjellë shtrojat personale.

Gjithashtu, imamët dhe komiteti i xhamisë janë përgjegjës për të informuar anëtarët e xhematit për mënyrën e daljes kur dilni nga hapësira e xhamisë, duke respektuar distancën fizike.

Të ngjashme