Qehaja: Jocilësia e teksteve shkollore shkaku i mungesës së kompetencës së autorëve

Prishtinë | 08 Mar 2022 | 18:39 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Rinor Qehaja, Drejtori Ekzekutiv në Institutin Edguard në debatin e organizuar nga Demokraci për Zhvillim (D4D) për temën “Paragjykimet dhe stereotipat gjinore”, ka thënë se problemi kryesor në jo cilësinë e teksteve shkollore është mungesa e kompetencës tek autorët, raporton Ekonomia Online.

Madje ai shtojë se nuk ka autorë dhe recensentë të mirë në Kosovë që do të mund të bënin vlerësimin e tekstit sipas kornizës kurikulore.

“Nuk kemi autor, reçezent të mirë të cilët do të mund të bënin një vlerësim të tekstit shkollor sipas kornizës kurikulare. Është e pakuptimtë që përqindja e autorëve në vendin tonë ta bëjnë shtëpitë botuese. Ajo çka jam shumë i lumtur dhe falënderues ndaj Qeverisë karshi ligjit të ri është që në masë të madhe këto anomali do të marrin përgjigjeje”

Tutje Qehaja ka theksuar se nuk duhet të kalojnë tekstet shkollore për botim pa pasur barazinë gjinore brenda tyre.

“Është e rëndësishëm që neve të mendojmë për rishikim të kurikulës, që të sigurohemi që ky tekst ka për burim edhe një kurilulë të mirë. Nuk mund të kemi tekste të mira pa pas një kurikulë superiore”

Qehaja tha se me ligjin e ri do të duhet pak vite deri sa të vijnë tekstet shkollore që po ndodh në mënyrë të strukturuar.

Nagavci për gjuhën në tekstet shkollore: S’ka pasur vlerësim të mirëfilltë, do të eliminohen mangësitë

Demokraci për Zhvillim (D4D) ka organizuar Sallonin e së Martës me temën “Paragjykimet dhe stereotipat gjinore”, ku është diskutuar për cilësinë dhe përmbajtjen e teksteve shkollore, raporton Ekonomia Online.

Ministrja e Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) Arbërie Nagavci tha se ka pasur reagime të shpeshta për cilësinë e teksteve jo vetëm në aspektin gjinor, por në përgjithësi për gjuhën e përdorur.

Ajo shtoi se nuk ka pasur një vlerësim të mirëfilltë për tekstet shkollore nga ministria e Arsimit dhe organet kompetente.

“Në shumicën e rasteve tek gjuha reagimet për cilësinë e teksteve mësimore jo vetëm në asketin gjinor, por edhe në pasaktësitë shkencore ka qenë shpesh herë të iniciuar nga prindërit, studiues dhe persona individualist dhe jo të bazuara detajisht te tekstet më përgjithësi. Nuk ka pas një vlerësim të mirëfilltë të teksteve shkollore qoftë nga ministria e Arsimit apo organet kompetente”.

“Teksti është një nga burimet e mësimdhënies dhe nuk është i vetmi. Në mësimdhënien tonë teksti vazhdon të jetë burimi kryesor dhe shpeshherë i vetmi për mësimdhënie, kështu që është e rëndësishme të kemi tekste shkollore”.

Nagavci tha se kanë filluar një cikël diskutimesh me mësimdhënës e përfaqësues të prindërve, por edhe me tekstshkrues e përfaqësues të shtëpive botuese për të diskutuar në mënyrë që të ketë tekste sa më të mira.

“Jemi në diskutim të vazhdueshëm me përfaqësues të shkollave me prind, kemi folur për diskutimet në 7 rajonet kryesore të Republikës së Kosovës”.

Bardha Qerezi, është shprehur se tekstet shkollore paraqesin vlerat e korikulës, ku sipas saj njohuritë dhe qëndrimet përzgjidhen nga vendimmarrësit për t’u transferuar tek gjeneratat e ardhshme.

Të ngjashme