Qendra e Kompetencës në Malishevë hapi dyert për prezantimin e të arriturave

Prishtinë | 11 Maj 2018 | 15:35 | Nga

Qendra e Kompetencës “Kujtim Krasniqi” në Malishevë, sot ka mbajtur aktivitetin tradicional “Dyert e hapura”, me ç’rast janë prezantuar të arriturat e nxënësve në të gjitha drejtimet profesionale të kësaj qendre të arsimit profesional.

“Të arriturat e nxënësve të kësaj qendre shkollore ishin të jashtëzakonshme dhe jam i impresionuar me këto prezantime, pasi në mënyrë praktike vetë nxënësit i prezantuan të gjitha ato që i kanë mësuar dhe që janë profesionalizuar në drejtimet e tyre. Kjo është ajo për çka angazhohemi ne, që nxënësi të jetë i përgatitur profesionalisht në drejtimin e përcaktuar”, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha.

“Dyert e hapura” është një aktivitet tradicional i Qendrës së Kompetencës “Kujtim Krasniqi”, dhe, sikur viteve tjera, edhe këtë vit nxënësit i kanë prezantuar njohuritë e tyre në drejtimet përkatëse.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme