Qendra Rajonale e Shëndetit mohon ndotjen enorme të ajrit në Gjilan

Prishtinë | 27 Nën 2018 | 10:29 | Nga Ekonomia Online

Institucionet shëndetësore s’pajtohen me qëndrimet e Agjencisë për Mbrojtjen të Mjedisit (AMMK), e cila kishte konstatuar se Komuna e Gjilanit ka nivelin më të lartë të ndotjes së ajrit në nivel vendi, ngase dyshohet se monitorimi i cilësisë së ajrit në Gjilan nuk është i saktë.

Për këtë çështje ka vendosur që të heshtë kryeshefi i AMMK-së, Ilir Morina, i cili drejton këtë institucion shtetëror, pavarësisht se në opinion kishte plasur informata se Gjilani kishte ajrin më të ndotur sesa Komuna e Prishtinës.

Qendra Rajonale e Shëndetit Publik e Gjilanit vlerëson së të dhënat për nivelin e ndotjes së ajrit në Gjilan nuk janë të sakta, ngase të dhënat nga terreni flasin për një gjendje krejt tjetër.

Doktoresha Ajhane Gashi nga Qendra Rajonale e Shëndetit Publik deklaron se ajri në Gjilan nuk mund të jetë i ndotur në atë nivel, ngase nuk përdoret thëngjilli për ngrohje dhe se në këtë komunë nuk është industria e zhvilluar, ndërsa nuk ka ndotës të tjerë potencialë. Ajo thotë se ka dyshime se monitorimi i cilësisë së ajrit nuk është i saktë nga aparaturat, të cilat janë të vendosura në Gjilan.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme