Qendra Rinore dhuron laborator për gjimnazin “Xhelal Hajda-Toni”

Rahovec | 24 Mar 2017 | 11:57 | Nga

Nga sot Shkolla e Mesme “Xhelal Hajda-Toni”, në qytetin e Rahovecit është bërë me pajisje laboratorike moderne për lëndët e Biologjisë, Kimisë  dhe Fizikës, pajisjet laboratorike u dhanë dhuratë nga  Qendra Rinore “ShL-Kosova”, në Rahovec.

Në ceremoninë e pranim-dorëzimit të pajisjeve laboratorike të pranishëm ishin Idriz Vehapi, Kryetar i Komunës së Rahovecit, Vjollca Vuçitërna drejtoreshë e Arsimit, Enis Durguti, drejtor i Qendrës Rinore “ShL-Kosova”, Remzie Cana-Shehu drejtoreshë e Shkollës së Mesme “Xhelal Hajda-Toni” dhe mësimdhënës të shkollës.

Për dhurimin e pajisjeve laboratorike Kryetari Vehapi, e falënderoi drejtorin Durguti për vullnetin dhe gatishmërinë që ka treguar për ti dhuruar Shkollës pajisje laboratorike të cilat janë të  rëndësishme për të arritur suksese nxënësit e kësaj shkolle me shumë se sa në të kaluarën dhe të dalin kuadro që t’i ndihmojnë Komunës së Rahovecit dhe shtetit të Kosovës.

Edhe drejtoresha e Shkollës së Mesme “Xhelal Hajda-Toni, Remzie Cana-Shehu falënderoi drejtorin Durguti për dhurimin e pajisjeve laboratorike për lëndët Kimi, Fizik dhe Biologji, këto pajisje me së shumti do të përfitojnë nxënësit gjatë përdorimit të tyre, pasi që deri më tani të tilla pajisje i kanë munguar shkollës sonë. Drejtoresha Cana-Shehu u shpreh e gatshme që të vazhdohet bashkëpunimi edhe në të ardhmen me  Qendrën Rinore “ShL-Kosova”.

Enis Durguti, drejtor i Qendrës Rinore “ShL-Kosova”, pajisjet laboratorike kanë qenë donacion për Qendrën Rinore nga Gjermania , të cilët i kemi donator kryesor të Qendrës dhe pas bisedave me drejtoreshën e Shkollës së Mesme “Xhelal Hajda-Toni”, ne si qendër kemi vendos që këto pajisje ti dhurojmë kësaj shkolle.  “Sigurisht që me këto pajisje laboratorike, puna do të jetë me efektive duke i pasur këto pajisje në objektin e shkollës dhe shpresoj që ky nuk do të jetë hapi i parë dhe i fundit por sigurisht që do të bashkëpunojmë edhe më tutje”.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme