Qeni mrekullisht iu mbijetoi zjarreve në California, gjendet duke pritur pronarët tek shtëpia e djegur

Prishtinë | 10 Dhj 2018 | 15:06 | Nga Ekonomia Online

Derisa kanë kaluar thuajse një muaj nga zjarret që furishëm shkatërruan Californian në SHBA, një befasi e këndshme ndodhi për një banore të asaj zone e cila mendonte se kishte humbur qenin e saj përgjithmonë.

Qeni i saj i njohur si Madison, ishte arratisur pas zjarrit duke u kujdseur nga dias vullnetarë, njofton Klan Kosova.

Andrea Gaylord jetonte në Paradiseh një prej zonave më të shkatërruara nga zjarri.

Gruaja ndodhej jashtë qytetit kur shtëpia e saj u shkatërrua nga flakët dhe për javë me radhë nuk u lejua që të kthehej.

Kur të mërkurën e kaluar Andrea më në fund mundi të kthehej në Paradise, në rrënojat e shtëpisë gjeti qenin e saj Madison, i llojit pastor, i cili qëndronte i ulur para derës dhe e priste.

Pas zjarrit qeni u kujdes nga vullnetarët e ‘K9 Paë Print Rescue’, por ai nuk e harroi kurrë shtëpinë, duke befasuar të zonjën në rikthimin e saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme