Qetë në Veri, punimet për rrëzimin e murit vazhdojnë

Mitrovicë | 05 Shk 2017 | 11:26 | Nga

Përderisa po vazhdojnë punimet për rrëzimin e murit në veri të Mitrovicës, situata e sigurisë është shumë e qetë.

Drejtori i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, ka thënë për Insajderin se deri më tash aspekti i sigurisë është në nivel.

“Nga aspekti i sigurisë çdo gjë është në rregull”, ka thënë Hoti për Insajderin.

Pak më herët kanë nisur punimet për rrënimin e murit në veri, i cili ishte temë diskutimi mes Kosovës dhe Serbisë, e deri në Bruksel.

Marrëveshja për heqjen e murit dhe ristrukturimin e tij është arritur para dy ditësh mes autoriteteve komunale në veri, Qeverisë dhe bashkësisë ndërkombëtare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme