Qeveria blen vaksinat e para Pfizer

Prishtinë | 28 Maj 2021 | 18:48 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i vendit Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë tha se kanë filluar blerjen e vaksinave Pfizer, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, tashmë do të jetë e mundur që të vaksinohen edhe grupet e tjera të qytetarëve, përveç atyre me prioritet.

Kurti tha se me këtë do të mundësohet arritja e objektivit për vaksinimin e 60 për qind të popullatës deri në fund të vitit.

Mirëpo, ai nuk dha detaje lidhur me kontratën dhe numrin e vaksinave të blera.

“Posa janë përmbyllur negociatat për ardhjen e vaksinave ne kemi blerë vaksinat PFizer dhe këtë vit do të përmbyllim me sukses vaksinimin e 60% të qytetarëve të vendit tonë”, tha Kurti.

Deri më tani në vendin tonë janë vaksinuar 60 mijë e 929 qytetarë.

Të ngjashme