Ekonomia Online
FUNDIT

Qeveria britanike nuk planifikon të ndajë nga 500 funta për secilin të prekur me Coronavirus

Qeveria britanike nuk planifikon të ndajë nga 500 funta për secilin të prekur me Coronavirus

Qeveria britanike ka bërë të ditur sot se nuk e ka në plan të bëjë pagesën prej 500 funtave për secilin qytetar anglez që ka dalë pozitiv me koronavirus. Mediat britanike kishin raportuar se qëllimi i kësaj ideje ishte që të inkurajoheshin njerëzit të testoheshin, shkruan Reuters. Gazetat kanë cituar një dokument politikash ku thuhej […]

Qeveria britanike ka bërë të ditur sot se nuk e ka në plan të bëjë pagesën prej 500 funtave për secilin qytetar anglez që ka dalë pozitiv me koronavirus.

Mediat britanike kishin raportuar se qëllimi i kësaj ideje ishte që të inkurajoheshin njerëzit të testoheshin, shkruan Reuters.

Gazetat kanë cituar një dokument politikash ku thuhej se qeveria po e mendonte si ide këtë pavarësisht se kjo do të kishte kosto prej 453 milionë funta në javë, pasi studimet kishin treguar se shumë njerëz po injorojnë thirrjet për vetë-izolim për shkak të ndikimit financiar në pamundësi për të punuar gjatë karantinës.

“Nuk kemi në plan të realizojmë pagesën prej 500 funtave”, deklaroi zëdhënësi i kryeministri anglez Boris Johnson.

Aktualisht një pjesë e njerëzve me të ardhura të ulëta po paguhen me nga 500 funta për shkak të vetë-izolimit mirëpo gazetat kishin shkruar se qeveria po e shqyrtonte këtë si një pagesë që duhej secilit që del pozitiv në test.

Sipas të dhënave zyrtare, vetëm 17 për qind e qytetarëve me simptoma në Britani të Madhe po kryejnë testin për koronavirus.

Të ngjashme