Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 24-të të saj ka dërguar në Kuvend kandidaturat e propozuara nga Banka Qendrore për guvernator të kësaj banke.
Kryeministri Haradinaj tha se brenda 15 ditësh ky propozim i kalon Kuvendit për miratim, raporton Ekonomia Online.
“Qeveria e Republikës së Kosovës pajtohet me këto kandidatura të propozuara dhe brenda 15 ditëve ia kalon këtë mendim”, u shpreh Haradinaj.
Bazuar në Ligjin për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, për përzgjedhjen e kandidatëve për Guvernator të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Qeveria e Kosovës ka miratuar listën të cilën do ta procedojë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, me kandidatët si në vijim: Fehmi Mehmeti, Shkëndije Himaj, Besnik Bislimi dhe Safet Merovci.