Qeveria duhet të jetë e para që kontribuon për një shoqëri gjithëpërfshirëse

Prishtinë | 07 Dhj 2020 | 11:31 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Angazhimi i të gjithëve në rend të parë i institucioneve shtetërore është parakusht për një shoqëri gjithëpërfshirëse. Kështu u tha në debatin e organizuar nga forumi për Lidership dhe Diplomaci, raporton Ekonomia Online.

Në këtë debat po ashtu u tha se fuqia e cilësdo shoqëri është diversiteti

Ambasador i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde, tha se as një shoqëri nuk është e përkryer. Sipas tij, numri i grave të punësuara sot në krahasim në kohën kur ai ishte i ri është rritur.

Ambasadori gjerman, tha se nga pjesa e Gjermanisë ku vije ai, jetojnë 5 komunitete dhe se ato kanë të drejtat e tyre.

“Asnjë shoqëri nuk është e përkryer. Gjinia femërore në rininë time ishte më pak e punësuar dhe nuk kishte  shumë angazhim. Tashmë është më e përparuar. Prapë kur kthehemi te punët shtëpiake 80% i kryen gjinia femërore. Unë vijë nga një pjesë e Gjermanisë së Veriut dhe janë 5 komunitete, dhe ato i kanë të drejtat”, tha ai.

Ndërsa, Koordinatorja për Zhvillim të OKB-së në Kosovë, Ulrika Richardson, tha se fuqia e një shoqërie është diversiteti. Ajo tha se të gjithë duhet të mundohemi për një shoqëri të barabartë, por të parët sipas saj duhet të institucionet shtetërore.

” Fuqia e cilësdo shoqëri është diversiteti. Ky diversitet nënkupton edh pjesën e kulturës dhe përkatësinë etnike dhe gjithë kjo e bënë të fuqishme çfarë jemi ne. Një prej shtyllave kryesore se si ka vazhduar zhvillimi apo evoluimi i shoqërisë ka qenë edhe me anë të takimeve,  dhe ky diversitet e ka krijua shoqërinë. Nuk ndodh menjëherë , por duhet  përpjeke nga ana jonë. Dhe të parët që duhet të kontribuojnë është vetë qeveria duke mundësuar që të gjithë të kenë qasje të barabartë dhe mundësi si të gjithë të tjerët.

Ajo theksoi se secili individ duhet të dijë cilat janë të drejtat e tij dhe të kërkojë ato.

Drejtoresha  e Forumit për Lidership dhe Diplomaci, Njomza Emini, tha se ka nevojë për përkrahje nga secili për të arritur një shoqëri gjithëpërfshirëse.

“Çfarë e bënë të veçantë projektin është gatishmëria e tyre të jenë të barabarta dhe për të ndërtua në shoqëri gjithëpërfshirëse . Na duhet ndihma ë çdo njërit një shoqëri ku ofrohet barazia. Përkundër pandemisë, kemi 15 vajza dhe sot janë vetëm gjysma e tyre. Ideja e debateve është të mësojmë nga njëra tjetra”.

Arjeta Shala, nga komuniteti ashkali , tha se ky lidership është mundësi e mirë. Ajo tha se familja është ajo që edukon pastaj vazhdon karrierën.

Ajo thotë se në ç’do mëngjes zgjohet duke kujtuar problemet që kanë si komunitet.

Hamide Hyseni nga Mitrovica, u shpreh se duhet të ketë diversitet në një shoqëri ku jetojmë.

Të ngjashme