Qeveria e ardhshme, nga e majta në qendër të djathtë – VV nuk do ta drejtojë ekonominë

Prishtinë | 27 Gus 2024 | 09:37 | Nga Shenoll Muharremi

Paksa është ironike, se qeveria e ardhshme ka me qenë qendër e djathtë. Po, LVV me gjasë në të, por orientimet kanë me qenë qendër e djathtë. Kjo për shkak se cilido partner qeveritar që zgjedhë Albin Kurti për koalicion, ata kanë politika të djathta.

Gjithashtu, thujase në secilën scenario, partneri i koalicionit do të drejtojë ekonominë në qeveri. LVV nuk ka pasur asnjë ministër përgjegjës për ekonomi dhe s’ka pasur politika ekonomike. Qeveria e Kurti është indentifikuar kryesisht me diskateret e sundimit të ligjith dhe dialogut. Mesiguri që ka pasur ministra të mirë, sikurse i Kulturës/Sportit dhe Energjisë, por në përgjithësi, është zënë e papërgatitur me kuadro ministror.

Në qeverinë e ardhshme, LVV do jetë më e përgatitur sesa kësaj radhe, gjithashtu për shkak se ka më pak ministri, andaj mund të i zgjedh ministrat më të mirë. Suksesi i Kurtit me ministra ka qenë lloji i Cekut dhe Rizvanollit, ndoshta ky model duhet të replikohet nga LVV në qeverinë e ardhshme.

Sa i përket përgjegjësive, mesiguri LVV do i mbajë dikasteret e punëve të brendshme dhe mbrojtjes, drejtësinë përfshi dialogun në Bruksel. Xhelal Sveçla, përkundër kontraditave, mbetet ministri që do të i sjellë më së shumti suksese Kurtit. Ai është fokusuar në veri dhe tani po i shofim rezultatet e tija, edhe pse kjo ka ardhur me një kosto për gjendjen e sigurisë në pjesën tjetër të Kosovës. Kështuqë, Xhelali pritet të vazhdoj punën edhe një mandat.

E partneri i koalicionit, LDK ose PDK, do mund të fokusohen në ekonomi, teknologji, sipërmarrësi dhe diplomaci. Kjo do të determinoj edhe modelin dhe llojin e qeverisë. Politikat e majta të Kurtit nuk do të mund të aplikohen, për shkak se ai mesiguri do të qeverisë me ministritë e sundimit të ligjit. E secili nga partnerët e Kurtit që do të jenë kanë politika të djatha ekonomike dhe kjo është pozitive.

Në këtë mënyrë, modeli i politikave qeveritare do të lëvizë nga e majta në qendër në pjesën e djathtë. Kjo është mirë për Kosovën, për shkak se politikat e majta ekonomike kanë bërë dëme. Importi është dyfishuar, e deficiti apo humbja tregtare në mallra ka arritu gati 50% të GDP/PBV. Kaq mjete, gjysma e ekonomisë, humbet secilin vit me bilanc negativ tregtar. Kjo për shkak të politikave të majta.

Nuk ka të keqe asgjë me politika të majta, vetëmse fillimisht duhesh me qenë i pasur dhe të kesh ekonomi funksional për të qenë në gjendje të aplikosh politika të majta. Me fjalë tjera, fillimisht duhesh të fitosh dhe rregulloj ekonominë e pastaj mundesh me e nda atë mirëqenie. Kështu, për ironi, duket se Kosova do të ketë një qeveri më shumë të djathtë sesa të majt, dhe kjo është e mirë.

Të ngjashme