Në mbledhjen e mbajtur më 19 mars, Qeveria e Maqedonisë së Veriut mori disa vendime për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.
“Ndalohet grupimi i më shumë se pesë personave, në parqe dhe në vende të tjera publike”, shprehen nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ata shtojnë se për këtë qëllim, Ministria për Punë të Brendshme dhe Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut të ndalojnë këto grupe dhe të intensifikojnë kontrollet në terren.
Në ‘Vodno’ ndalohen të hynë personat dhe automjetet nga ora 18:00 deri në ora 6:00.
Gjithashtu, sipas njoftimit qeveritar, janë ndaluar mbajtja e testimeve, ligjëratave dhe trajnimet në autoshkolla për 14 ditë.