Qeveria e Shqipërisë rrit fondin për blerjen e librave në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

Prishtinë | 06 Nën 2019 | 16:52 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, përmes një postimi në profilin e tij Facebook, ka bërë të ditur vendimin e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë mbi mbështetjen shtesë financiare për Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi me qëllim blerjen e teksteve shkollore, bën të ditur oranews.

Ky vendim, sipas Cakaj do t’u shërbejë nxënësve shqiptarë që ndjekin procesin mësimor në institucionet e sistemit parauniversitar në tre komuna: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

“Vendimi është në funksion të rritjes së edukimit në përgjithësi dhe ruajtjes së identitetit kombëtar në veçanti. Shqipëria mbetet e përkushtuar për rritjen e kujdesit për të gjithë shqiptarët në rajon dhe diasporë në përgjithësi”, shprehet Cakaj.

Të ngjashme