Qeveria franceze thotë se marrëveshja për BREXIT është inkurajuese

Prishtinë | 14 Nën 2018 | 15:05 | Nga Ekonomia Online

Një zëdhënës i qeverisë franceze ka thënë se projekt marrëveshja e BE-së me Britaninë e Madhe është një “shenjë inkurajuese në dritën e asaj që kemi parë në javët dhe muajt e fundit”.

Por Benjamin Griveaux tha se qeveria e tij do të “mbetej e kujdesshme”, njofton Klan Kosova.

Ai shtoi se do të shohin detajet e tekstit në marrëveshje.

“Do të ketë një marrëveshje kur krerët e shteteve dhe qeverive të kenë pasur kohë për të shqyrtuar hollësitë e projekt-marrëveshjes”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme