Qeveria kroate: Fluturakja erdhi nga Hungaria

Prishtinë | 11 Mar 2022 | 10:36 | Nga Ekonomia Online

Një shpërthim i madh ka ndodhur mbrëmë pranë konviktit të studentëve në Zagreb të Kroacisë.

Në orët e para të shpërthimit, u bë e ditur se bëhej fjalë për rënien e një fluturakeje.

Rënien e saj, e ka konfirmuar edhe qeveria kroate, e cila tha se fluturakja ka hyrë në hapësirën ajrore kroate nëpërmjet Hungarisë.

“Një hetim penal është duke u zhvilluar në bashkëpunim me policinë dhe po merren masa të tjera për të bashkërenduar sistemin e sigurisë dhe mbrojtjes, duke përfshirë bashkëpunimin ndërkombëtar, veçanërisht me NATO-n, për të përcaktuar të gjitha rrethanat”, thuhet nga qeveria kroate.

Kryeministri Andrej Plenkoviç, i cili ndodhet në Paris për një samit joformal të Këshillit Evropian për Ukrainën, do të japë një deklaratë për media rreth orës 10:30, ndërsa ministri i Mbrojtjes, Mario Banožić do të mbajë një konferencë për shtyp në orën 11:00 në Ministrinë e Mbrojtjes.

Të ngjashme