Qeveria merr kredi 25 milionë € për përmirësimin e sistemit të transmisionit të energjisë

Prishtinë | 07 Pri 2023 | 16:14 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Mbi 25 milionë euro do t’i marrë Qeveria e Kosovës kredi nga KFW, të cilat do të përdorën për më pastaj për përmirësimin e sistemit të transmisionit të energjisë, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka prezantuar para Komisionit për Buxhet këtë kredi, me ç’rast i tregoi edhe kushtet.

“Në kuadër të bashkëpunimit me Qeverinë gjermane dhe rëndësinë e zhvillimit të rrjetit të transmisionit të energjisë, sot sjellim para jush Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë me KFW-në, për përmirësimin e rrjetit faza e shtatë”.

“Pra në kuadër të kësaj marrëveshje, Qeveria e Kosovës do të marrë hua nga KFW në shumën prej 25.5 milionë euro, shumë e cila më pastaj huazohet te KOSTT-i dhe këto mjete do të përdoren ekskluzivisht për përmirësimin e sistemit të transmisionit të energjisë”, tha Murati.

Deputeti i VV-së, Eman Rrahmani pyeti për zonat që do të përfitojnë investime në kuadër të kësaj marrëveshje.

Bukuria Dauti nga KOSTT-i, tha se zonat që do të investohen janë Dragashi, Deçani, Ferizaj etj.

“Sa i përket zonave që do të përfshihen në kuadër të kësaj kredie, janë të përfshirë në tri lote të cilat në lotin e parë e ka Dragashin, Deçani, Ferizaj etj”, tha ajo.

Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci,

“Në raportin e të gjeturave, një çështje tjetër ka qenë edhe çështja e kredive të mëhershme por për shkak të interesave të mëhershme të cilat i kemi parë mjaftë të larta, kemi qenë gjithashtu të interesuar edhe për likuiditetin e ndërmarrjes në ato momente kur është marrë pra kredia. Sa ka pasur likuiditet të qëndrueshëm ose sa kanë qenë kapacitetet e vetëfinancimit të këtyre projekteve në momentin e marrjes së këtyre kredive. Ju zhvilloni projekte të ngjashme edhe nga të hyrat vetanake, sa është në përputhje kostoja e këtyre projekteve që mundeni me i zhvilluar përmes kredisë”, pyeti ajo.

Në fund, me gjashtë vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere miratoi këtë kredi.

Të ngjashme