Qeveria miraton kërkesën për ndërtimin e Ambasadës gjermane

Prishtinë | 13 Nën 2018 | 15:10 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është aprovuar kërkesa e Ministrisë së Shëndetësisë për bartjen e pronës e cila aktualisht  është në posedim të Qendrës Klinike Universitare, që t’i kaloj në pronësi Komunës së Prishtinës,  me qëllim të ndërtimit të objektit të Ambasadës Gjermane.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, tha se duke çmuar përkushtimin e Gjermanisë kundrejt Kosovës, do ti jepen 5465 metra katror për ndërtimin e ambasadës, raporton Ekonomia Online.

“Gjermania ka qenë dhe mbetet mik i Kosovës dhe ndihma e tyre ka qenë e madhe.  Duke e çmuar  këtë përkushtim ju lus ta votoni dhënien prej 5465 metra katror për ndërtimin e ambasadës gjermane”, ka thënë ministri Ismaili.

Të ngjashme