Kabineti qeveritar në mbledhjen e rregullt ka miratuar Programin për Reforma në Ekonomi, për vitin 2019-të.
Ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se ky dokument identifikon problemet që pengojnë rritjen ekonomike, raporton Ekonomia Online.
“Programi për reforma në ekonomi është hera e 5 që e dorëzojmë. Ajo dorëzohet në baza vjetore. Përmes këtij dokumenti i identifikojmë mundësit reale për të adresuar pengesat e rritjes se ekonomisë. Pjesa tjetër e ka një përshkrim të analizës fiskale. Kemi në fokus uljen e informalitetit”, tha Hamza.