Reforma në Administratën Publike do të prekë 60 institucione

Prishtinë | 11 Kor 2019 | 11:28 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) ka prezantuar hulumtimin “Reforma e Administratës Publike: Procesi i racionalizimit të agjencive dhe rregullatorëve”, raporton Ekonomia Online.

Drejtoresha Ekzekutive e PIPS-it, Leonora Kryeziu,  ka thënë se reforma e racionalizmit është ndër reformat kryesore dhe gjithë përfshirëse e Kosovës në Administratë  Publike

“Reforma e racionalizmit është ndër reformat kryesore dhe gjithë përfshirëse e Kosovës në Administratë  Publike. Për zbatimin e reformës është arritur zotimi politik i Qeverisë. Ky vullnet politik i Kuvendit është përcjell me nënshkrimin e një memorandumi nga Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit. Qëllimi afatgjatë i reformës është sigurimi i të gjitha Organizatave Qendrore”, tha ajo.

Butrint Berisha nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike ka prezantuar hulumtimin “Procesi i racionalizimit të agjencive dhe rregullatorëve”.

Ai thotë se kjo reformë është e nevojshme pasi që ka mungesë të llogaridhënies ndaj Kuvendit.

Sipas tij, një numër i madh i agjencive të pavarura ushtrojnë kompetenca ekzekutive dhe siç tha ai ato do të duhej t’i raportonin Qeverisë.

“Reforma është hartuar nga një ekspert i Administratës Publike. Reforma e racionalizimit të agjencive ka filluar në vitin 2015 si pjesë e dialogut Kosovë – BE për Administratën Publike. Pjesë e prioriteteve politike për zbatimin e MSA-së, një nga 22 prioritetet e Agjendës Politike të BE-së. Kjo reformë duhet për mungesën e llogaridhënies ndaj Kuvendit, një numër kaq i lartë e agjencive të pavarura ushtrojnë kompetenca ekzekutive, andaj nuk duhet t’i raportonin Kuvendit, por Qeverisë. Problem tjetër ka qenë dyfishim kompetencash me institucionet e tjera publike”.

“…Problem tjetër ka qenë se bordet e tyre zgjedhën përmes Kuvendit  , kryesisht me propozim të Qeverisë. Në total reforma do të prek 60 institucione të tilla. Kjo reformë është duke punuar për amandamentimin për Ligjin e Trashëgimisë Kulturore”

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagiclar, tha se qëllimi është që të krijohet një administratë e cila është më efikase për qytetarët.

Ai tha se reforma do të rregulloj Ligjin për Paga, për Administratë Publike, Agjencive të Pavarura.

“Ministria e Administratës Publike me përkrahjen e Qeverisë dhe deputeteve është drejt rrugës të realizoj këtë reformë. Qëllimi ynë është të krijojmë një administratë e cila është më efikase për qytetarët. Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin me të gjitha organizatat joqeveritare”, tha ai, raporton EO.

Të ngjashme